“Elysium” është organizatë joqeveritare e themeluar në vitin 2002 me qëllim për të punuar intenzivisht në fushën e të drejtave të komunitetit LGBT në Kosovë, duke besuar se në një shoqëri demokratike janë të domosdoshme të gjitha alternativat që japin kontributin e tyre në fushën e të drejtave dhe lirive të njeriut.
Misioni
Misioni i Elysium është të përkrahë, mbrojë, avokojë, promovojë dhe përmirësojë të drejtat dhe interesat e komunitetit LGBT në Kosovë pa marrë parasysh nacionalitetin, racën, gjininë, orientimin seksual, shtetësinë, religjionin, moshën, aftësinë fizike dhe nivelin e edukimit. Elysium e plotëson misionin e tij nëpërmjet hulumtimeve, shërbimeve, avokimit, krijimit të partneriteteve, rrjeteve si dhe nëpërmjet këmbimit të përvojave dhe informatave.
Objektivat
-
Forcimi dhe ngritja e vetëbesimit në komunitetin LGBT;
-
Promovimi dhe mbrojtja e të drejtave të komunitetit LGBT;
-
Krijimi i rrethit tolerues në shoqërinë tonë;
-
Lobimi me OJQ-të e tjera për të plotësuar ligjet kundër diskriminimit ndaj personave LGBT të bazuara në Konventat Ndërkombëtare të të drejtave të njeriut;
-
Monitorimi i institucioneve ligjore dhe gjyqësore në aplikimin e ligjeve kundër diskriminimit të aplikuara në Kosovë;
-
Përkrahje dhe këshillim për personat LGBT;
-
Sensibilizimi dhe dhënia e informatave të drejta për personat LGBT te popullata e përgjithshme e Kosovës nëpërmjet mediumeve të ndryshme të informimit;
-
Hulumtimi i metodave të mundshme ekzistuese rreth uljes apo eliminimit të plotë të diskriminimit ndaj komunitetit LGBT;
-
Identifikimi i faktorëve që do të mund të parandalonin zhvillimin e komunitetit LGBT dhe propozimi i masave për tejkalimin e problemeve të shkaktuara nga këta faktorë. Propozimet do të bazohen në Konventat Ndërkombëtare për të drejtat e njeriut të cilat aplikohen në Kosovë;
-
Zhvillimi i planeve të veprimtarisë, dhënies së këshillave dhe ndërlidhjen e veprimtarive të organizatave të tjera vendore dhe ndërkombëtare që zhvillojnë veprimtari në fusha të ngjashme;



