"Elysium" pjesëmarrës në Euro Pride '08 - Stockholm

STOKHOLM – Këtë vit nga data 25 korrik deri më 3 gusht 2008 në kryeqytetin e Suedisë – Stokholm është mbajtur Europride, që ishte e organizuar nga Stokholm Pride. Ky manifestim ishte dhjetë ditësh, që paraqiti kombinimin unik të garave në të bërit politikë nga të gjitha partitë politike.... >>>

U arrestuan sulmuesit e aktivistëve kosovarë në Zagreb Pride

ZAGREB – Policët konfirmuan identitetin e katër të rinjve që me rastin e Zagreb Pride kanë sulmuar dhe vjedhur tre shtetasit e Kosovës, ndërsa identiteti i sulmuesit të pestë ende nuk është i njohur... >>>

Irlanda e gatshme për martesat njëgjinore

Një hulumtim i ri ka treguar që shumica e popullit Irlandez përkrah martesat gejë, me të cilën i jepet detyrë e re qeverisë me ligje ti pranojë partnerët njëgjinorë. Grupet LGBT për të drejtat e njeriut tashmë kanë filluar kampanjën për njohjen me ligj të martesave homoseksuale...>>>

Gjyqi brazilian e lejoi përvetësimin gej

Gjykatësi në Sao Paulo vërtetoi vendimin e gjyqit të ulët në të cilin lejohet përvetësimi i vajzës pesë vjeçare nga ana e një çifti gej. Njëri prej partnerëve, Vasco Pedro da Gama, sapo e ka përvetësuar një vajzë. Partneri i tij Dorival Pereira de Carvalho, kërkoi që në certifikatën e lindjes së vajzës të shënohet emri i tij si prind i dytë...>>>

Meksiko Siti miratoi ligjin për
parterët njëgjinorë

Ligji nuk lejon martesat gejë-lezbike, por iu lejon çifteve njëgjinorë  të cilët jetojnë në Meksiko Siti të regjistrohen zyrtarisht dhe t’i shfrytëzojnë të drejtat e trashëgimisë si të gjithë bashkëshortët/et...>>>

Britania e Madhe do të lejojë lezbikeve mbarësimin artificial

Qeveria britanike është e gatshme që ta heq ligjin i cili kontrollon kush ka të drejtë për mbarsim artificial, që shfrytëzohet si pengesë lezbikeve për të marrë fëmijë. Pritet që ndryshimi i ligjit të lajmërohet gjatë fjalimit hyrës të sesionit të ri parlamentar nga mbretëresha këtë javë. Sipas ligjit të deritanishëm mjekët duhet të marrin parasysh “nevojën e fëmijëve për baba” kur të vendosin se a do t’i nënshtrohen femrat mbarësimit artificial apo jo...>>>

Në Kinë u regjistrua organizata e parë për të drejtat e gejë-lezbikeve

Në universitetin Sun Jat-Sen në qytetin Kinez Guanghou u formua organizata e parë për ndihmë komunitetit LGBT “Happy together”, e cila do të merret me organizimin e dhënies së njohurive, ekskursioneve dhe aktiviteteve tjera të cilat janë të drejtuara për ndihmë komunitetit homoseksual...>>>

Eva dhe Beyonce si lezbike

Eva Longoria nga seriali “Shtëpiaket e dëshpëruara” dhe pop ylli Beyonce Knowles do të aktrojnë çiftin lezbik në filmin e ri të Sofia Coppole. Që të dyja do të paraqiten në filmin “Tipping the Velvet”...>>>

U lejua ndërrimi i identitetit
gjinorë pa operacion

Transeksualëve spanjoll prej vitit 2007 do t’i mundësohet ndryshimi i emrave, edhe nëse nuk ndërhyhet me operacione për ndryshimin e gjinisë. Parlamenti spanjoll e miratoi ligjin i cili vlerësohet më liberal në botë...>>>

Elton Gjon: religjioni i rrezikshëm për homoseksualë

Religjioni i organizuar shpërndanë diskriminimin kundër gejve dhe paragjykimet tjera ka cekur Elton Gjon në intervistën e tij të fundit “mendoj që religjioni gjithmonë është munduar të drejtojë urrejtjen ndaj gejve”...>>>

Afrika e Jugut miraton martesën e gjinisë së njëjtë

Bashkimi civil shumë i diskutueshëm u aprovua me 230 vota pro dhe vetëm 41 vota kundër... Ligji ofron “bashkimin vullnetar të të dy personave i cili bëhet në mënyrë solemne dhe regjistrohet si martesë ose bashkëjetesë civile”. Ligji ekzistues i martesës e definon martesën si “bashkim në mes të mashkullit dhe femrës”...>>>

Martina Navratilova kundër eksperimentit të “deleve gejë”

Shkencëtarët amerikanë dëshirojnë të manipulojnë me orientimin seksual të deleve që në ndikimin e hormoneve të ndryshojnë orientimin e tyre seksual në heteroseksual. Në letrën që ia dërgojë me faks udhëheqësve të fakulteteve, Navratilova në mes tjerash ka shkruajtur...>>>

Will Young dëshiron të martohet

Ai pohoi për “New Magazine”: “A do të bëj edhe unë sikur Eltoni? Po, do ta bëj. Më herët nuk kam menduar por tani që kam marrë pjesë në disa martesa, mendoj se edhe unë do ta bëj, nëse takohem me personin e duhur”. “Mendoj se është një ditë e rëndësishme, prandaj dëshiroj që kjo ditë të jetë e veçantë”...>>>

Konferenca e 23-të botërore e ILGA-s

Me mbi 220 aktivistë gejë, lezbike, biseksualë dhe transgjinorë të cilët vinin nga të gjitha rajonet e botës, konferenca e 23-të e shoqatës ndërkombëtare të lezbikeve dhe gejve (International Lesbian and Gay Association  ILGA) u mbajt në Gjenevë prej 27 mars deri më 3 prill të vitit 2006...>>>

© 2003-2008 Elysium. All rights reserved