Në lidhje me HIV/AIDS
Kanë kaluar më shumë se 20 vjet prej fillimit të epidemisë së HIV/AIDS-it. Prej atëherë më shumë se 60 milion njerëz janë infektuar me HIV, duke përfshirë edhe 20 milion të tjerë që tashmë kanë vdekur nga ky virus. Gjatë ditëve të sotme shumica e të infektuarve është nën moshën 25 vjeçare. Nëse vazhdon me këtë trend atëherë deri në vitin 2020 AIDS-i do të përbijë mbi 100 milion jetë në gjithë botën, duke e vendosur atë si epideminë më të keqe në historinë e njerëzimit.
Në Kosovë rasti i parë i HIV/AIDS-it është paraqitur në vitin 1986.Rastet e para kaluan pothuajse në heshtje pa i dhënë ndonjë rëndësi. Në mungesë të informatave, kërcënimi nga kjo epidemi në Kosovë u përjetua si diçka e huaj dhe që i takon shteteve të tjera dhe si diçka që ka të bëjë vetëm me njerëzit që jetojnë larg nga Kosova.
Disa ende besojnë se epidemia e HIV/AIDS-it nuk është problem i yni, por për fat të keq kjo nuk është e vërtetë. Që nga viti 1986 dhe deri më sot janë identifikuar …….. raste të infektimit me HIV. Pjesa më e madhe e tyre tani më kanë vdekur dhe kjo tregon qartë se ne nuk jemi më të sigurt apo më të mbrojtur nga epidemia e HIV/AIDS-it sesa pjesa tjetër e botës.
HIV sulmon qelizat e bardha të gjakut – sistemin imun të trupit të njeriut. Kur sistemi imun dobësohet dhe shkatërrohet, personi bëhet viktimë e sëmundjeve oportunistike (që një trup i shëndoshë shumë lehtë e lufton) siç janë pneumonia, tuberkulozi, diarea etj. Kur sistemi imun dobësohet shumë atëherë kjo gjendje quhet AIDS.
AIDS është sëmundje apo gjendje në të cilën sistemi imun i personit është aq i dobësuar saqë nuk mund të luftojë kundër një numri të madh të sëmundjeve që në kushte normale do të mund t’i luftonte.
Fazat e HIV-it
Prej momentit të ekspozimit deri te detektimi i virusit zakonisht kalon periudha prej 3 muajsh e rrallë herë edhe 6 muaj. Kjo periudhë quhet periudha e dritares.
Pra, nëse dikush testohet dhe ka rezultatin negativ, kjo tregon se ky person nuk ka qenë i infektuar para 3 muajsh, gjegjësisht 6 muajsh. Përveç nëse personi brenda 3 muajsh gjegjësisht 6 muajsh nuk ka pasur marrëdhënie seksuale (ka abstenuar) dhe nuk ka pasur asnjë sjellje tjetër të rrezikshme, testi nuk tregon asgjë për gjendjen momentale (apo të sotme) shëndetësore të një personi.
Faza asimptomatike – pa simptome
Kur personi është asimptomatik, ai është i infektuar me virus, nuk ka simptome dhe duket e ndjehet mirë. Virusi zakonisht përhapet gjatë kësaj faze.
Faza asimptomatike mund të zgjasë nga 3 deri 4 vjet, madje edhe deri në 10 vjet.
Nuk mund të konkludoni nga pamja e jashtme për një person se a është apo nuk është i infektuar
Faza simptomatike - me simptome
Simptomet më të shpeshta janë:
Flama;
Djersitjet e shumta gjatë natës;
Kolli i thatë;
Frymëmarrja e vështirësuar;
Ethet;
Humbja e peshës;
Humbja e memories;
Depresioni;
Lodhja kronike; etj.
Gjatë fazës simptomatike:
Simptomet janë shumë të ashpra. Për shembull, djersitjet gjatë natës janë aq të mëdha sa që djersët mund të pikojnë nga qarqafët sikur të kishin qenë të lagur me ujë.
Simptomet nuk largohen, ato zgjasin me javë apo muaj të tërë.
Faza simptomatike zakonisht zgjatë 4 deri në 5 vjet, por mund të jetë më e gjatë apo më e shkurtër.
Faza e fundit – AIDS
Personat të cilët janë të infektuar me HIV diagnostifikohen që kanë AIDS-in kur te ata zhvillohen infeksionet specifike, kanceret ose çrregullimet mentale si rezultat i dobësimit të sistemit imun të tyre.
Mënyrat e transmetimit të HIV-it
HIV-i transmetohet nëpërmjet
Marrëdhënieve seksuale të pambrojtura;
Përdorimit të përbashkët të shiringave;
Nga nëna e infektuar shtatëzënë te fëmija.
Nëse mjetet nuk sterilizohen ose nuk përdoren të reja, HIV-i mund të bartet edhe me:
Tatuazhe;
Shpim të veshëve ose pjesëve të tjera të trupit;
Përdorim të përbashkët të mjeteve të rrojës;
HIV-i nuk transmetohet me:
Puthje;
Përqafime;
Kafshim të insekteve;
Teshtitje;
Kollitje, etj.
Fluidet e trupit të njeriut të cilat kanë koncentrim më të madh të HIV janë:
Gjaku;
Sperma;
Sekretet vaginale;
HIV-i gjithashtu gjendet në sasi të vogël në:
Qumështin e gjirit të nënës;
Pshtymë;
Lot;
Djersë;
Urinë;
Parandalimi i infektimit me HIV
Parandalimi i HIV-it nëpërmjet marrëdhënieve seksuale
Abstenimi nga marrëdhëniet seksuale është mënyra më e sigurt e parandalimit të përhapjes së HIV-it apo sëmundjeve të tjera seksualisht të transmetueshme;
Përdorimi i kondomave latex në çdo marrëdhënie seksuale vaginale, anale dhe orale;
Parandalimi i HIV-it nëpërmjet përdorimit të përbashkët të shiringave dhe kontaktit me gjakun
Gjithmonë duhet perdorur paisje apo mjete të sterilizuara. Asnjëherë nuk duhet perdorur gjilpëra të cilat dikush tjetër i ka përdorur më herët për të shpuar veshin apo ndonjë pjesë tjetër të trupit, për tatuazh apo për injektim të drogave;
TESTI i HIV-it
Testi i HIV-it detekton antitrupat të cilat janë prodhuar nga qelizat e bardha të gjakut
Rezultati pozitiv (HIV+) do të thotë se personi është i infektuar me HIV
Secili ka të drejtë që në mënyrë vullnetare dhe të besueshme të bëjë testin e HIV-it dhe të ketë këshillim para dhe pas testit
MBANI MEND:
Testimi duhet bërë 3 muaj pas sjelljes së rrezikshme, por nëse testi del negativ duhet të përsëritet 6 muaj pas sjelljes së rrezikshme, sepse antitrupave do t’i nevoitet kohë më e gjatë që të krijohen deri në atë nivel sa për tu detektuat nga testi i gjakut.
Testi nuk është parandalim i infektimit me HIV
Trajtimi i HIV-it
Për momentin nuk ka mundësi të shërimit të HIV/AIDS-it, por ekzistojnë ilaçe të cilat ia zgjasin jetën personit i cili është i infektuar nga HIV-i.
Ekzistojnë 3 familje të mëdha të ilaçeve. Asnjëra nga këto familje apo ilaçe nuk e shëron personin e infektuar me HIV. Ilaçet kundër HIV-it vetëm e parandalojnë shumëzimin e virusit, me këtë rast edhe e zgjasin kohën e periudhës pa simptome apo kohën kur personi është i infektuar por duket i shëndoshë.
Terapia që përdoret tani - terapia antiretrovirale - është kombinimi i 3 apo më shumë ilaçeve të ndryshme dhe duhet të përdoret disa herë në ditë (për disa ilaçe çdo 4 orë madje edhe natën) dhe kjo duhet të vazhdojë çdo ditë deri në fund të jetës. Nga kjo mund të shihet se një person brenda ditës do të marrë deri në 17 ilaçe. Të gjitha këto ilaçe kanë edhe kundërefekte. Me kundërefekt nënkuptojmë efektet negative në trupin e njeriut. Ndonjëherë këto kundërefekte janë aq të kqija sa që mund të mbysin personin.
Kundërefektet më të shpeshta gjatë përdorimit të terapisë antiretrovirale janë:
Diarea;
Kokëdhembja;
Të vjellurit;
Rraskapitja;
Lodhja;



